Rreth nesh
POA – Rreth Nesh
PFAFF office ALBANIA (POA) është furnizuesi i autorizuar i Kompanive më të mirënjohura botërore të makinerive & pajisjeve, për prodhimin industrial e atelier, të veshjeve dhe këpucëve.
Aktivitetin e saj POA e ka nisur në fillim të viteve 2000, duke ofruar zgjidhje të plotë për industrinë e veshjeve e të këpucëve, duke sjellë pranë prodhuesve vendas, në mënyrë shumë profesionale, tërë gamën bashkëkohore të makinave të qepjes, prerjes, ngjitjes dhe hekurosjes në Evropë e më gjerë.
Fillimet e POA datojnë me bashkëpunimin e ngushtë me kompaninë e mirënjohur gjermane PFAFF Industrial, rreth vitit 2001, si shitës të autorizuar për Shqipërinë, me orientim të qartë për makinat qepse industriale.
POA sot ka ndërtuar një rrjet furnitorësh, me emrat më të mirënjohur në tregun aktual botëror, për t’ju përgjigjur kërkesave bashkëkohore të prodhimit industrial, por dhe për të rritur më tej cilësinë dhe efektivitetin e shërbimit.
Emra të tillë si: PFAFF, JUKI, VETRON-TYPICAL, PEGASUS, KANSAI, STROBEL, SUPREME, ZELLWEGER, STRIMA jane sot prezent në tregun shqiptar, jo vetëm me makineritë e pajisjet e tyre, por edhe me shërbimet profesionale që ata ofrojnë.
POA – About Us
PFAFF office ALBANIA (POA) is the authorized supplier of the world’s most well-known companies of machinery & equipment, for industrial and atelier production, clothing and footwear.
POA started its activity in the early 2000s, offering complete solutions for the clothing and footwear industry, bringing to local manufacturers, in a very professional manner, the entire contemporary range of sewing, cutting, welding and ironing machines. in Europe and beyond.|
The beginnings of POA date back to the close cooperation with the well-known German company PFAFF Industrial, around 2001, as an authorized dealer for Albania, with a clear orientation for industrial sewing machines.
POA today has built a network of suppliers, with the most well-known names in the current world market, to respond to the contemporary demands of industrial production, but also to further increase the quality and effectiveness of the service.
Names such as: PFAFF, JUKI, VETRON-TYPICAL, PEGASUS, KANSAI, STROBEL, SUPREME, ZELLWEGER, STRIMA are today present in the Albanian market, not only with their machines and equipment, but also with the professional services they offer.
Fokusi kryesor i shitjeve të POA janë makinat qepëse industrial, të cilat ndahen në dy grupe :
Makinat bazë të qepjes industriale:
- Makinë 1-Gjilpërë
- Makinë 2-Gjilpëra
- Makinë tip Syzator
- Makinë për Qemerin
- Makinë tip Braccio
- Makinat e Trikotazhit
- Makinë Zig-Zag Standarte / Programuar
- Makinë për përgatitje Ylyku
- Makinë tip Catenella
- Makinë tip Invizibile
- Automat Qëndisje
- Makinë Kollonë
- Makinat me cikël të programuar:
- Makinë Travetë Elektronike e Programuar
- Makinë Vrimash “Pike-Loti” e Programuar
- Makinë Vrimash “Te Drejta” e Programuar
- Qepje Kopsash Standarte / Programuar
- Automat Fileti
- Automat i Programuar
- Automat Xhepi
- Automat Ylyku
Sigurisht që POA nuk është e fokusuar vetëm në makineri & pajisje, por edhe në një shërbim shumë të mirë riparimi & shërbimi teknik. Gjithashtu ofron zgjidhje e pajisje të plota për strukturën industriale të rrobaqepësisë, ndërmarrjes së rrobaqepësisë apo edhe të ateliesë. Për këtë arsye, prej vitesh, POA ka punuar ngushtë me prodhuesit vendas dhe me klientët e saj, se si të përputhet produkti ynë me nevojat e përdoruesve në mënyrën më të mirë.
POA gjithashtu ka qenë dhe është një distributore e rëndësishme e pajisjeve dhe aksesorëve profesional për hekurosje industriale dhe heqjen e njollave. Ndër këto mund të dallohen disa nga produktet më të njohura, si p.sh. hekurat industriale, tavolinat e hekurosjes me të gjitha opsionet, gjeneratorët e avullit, si edhe presat e furçat e avullit.
Pjesë e rëndësishme e POA është edhe prerja industriale, bashkë me të gjithë sistemin e prerjes, duke ofruar një zgjidhje të plotë të proçesit shumë të rëndësishëm të prerjes, qoftë kjo e thjeshtë, standarte apo e automatizuar, në vartësi të kërkesës konkrete nga çdo kompani.
The main sales focus of POA is industrial sewing machines, which are divided into two large groups:
Basic industrial sewing machines:
- Needle Flat-Bed Machine
- Needle Flat-Bed Machine
- Overlock Machine
- Waistband Machine
- Feed Off The Arm Machine
- Interlock Machines
- Programmable Electronic Zig-Zag
- Belt-Loop Prepared Machine
- Chainstitch Flat-Bed Machine
- Blind-Stitch Machines
- Programmable Embroidery Machine
- Electronic Post-Bed Machine
- Fixed cycle and electronic controlled Machines:
- Electronic Bar-Tacker Machine
- Programable Eyelet Buttonhole
- Programmable Flat Buttonhole
- Button-Attach Machine
- Automatic Pocket-Welt Machine
- Automat Pattern Machine
- Automatic Pocket-Setter Machine
- Automatic Beltloop Attach Machine
Of course, POA is not only focused on machinery & equipment, but also on a very good repair & technical service. It also offers solutions and complete equipment for the industrial structure of garment production, garment & footwear enterprise or even the atelier, simple one. For this reason, for years, POA has worked closely with local manufacturers and with its customers, how to best match together our product to the needs of users.
POA has also been and is an important distributor of professional equipment and accessories for industrial ironing and stain removal. Among these we can distinguish some of the most popular products, such as industrial irons, ironing tables with all options, steam generators, as well as steam presses and brushes.
An important part of POA is also industrial cutting, together with the complete cutting system, offering a complete solution of the very important process of industrial cutting, be it simple, standard or automated, depending on the specific request from each company.
Pse POA?
Sepse Ne punojmë nën Sloganin: “Ne do të gjejmë një zgjidhje për gjithçka”!
Sepse Ne e përpunojmë dhe e zhvillojmë këtë Slogan fjalë për fjalë!
Sepse angazhimi ynë eshte personal! Prandaj!
Sepse premtimi ndaj klientit tonë eshte Ligj!
Sepse Klientët tanë brenda dhe jashtë vendit e dinë dhe e vlerësojnë këtë!
POA është furnizues i plotë i makinave qepse industriale, impjanteve & sistemeve të hekurosjes, si edhe e sistemeve & pajisjeve dizenjuese, bërjes së shablloneve dhe sistemeve prerës industrial, por e orientuar gjithmonë drejt zgjidhjes më të mirë. Gama jonë përfshin makina të ndryshme qepëse, sisteme hekurosje dhe makineri e pajisje prerëse nga markat kryesore.
POA e sheh veten si ndërlidhës ndërmjet klientit dhe prodhuesit dhe ofrojmë raportin më të mirë çmim-performancë. Në të njëjtën kohë, specialistët tanë zhvillojnë produkte inovative të bëra me porosi për aplikime, veçanërisht në industrinë e tekstileve dhe këpucëve. Klientët tanë po i përdorin me sukses këto njohuri, të specializuar në kompanitë më të mëdha të Evropës.
Si pjesë e Grupit Albania Textile Cluster – ATC, ne ndajmë me Ju vlerat tona tradicionale të përkushtimit personal & kolektiv, besueshmërinë dhe fleksibilitetin. Vlera këto që na shtyjnë dhe na motivojnë, por edhe nga të cilat ju, klientit tanë, përfitoni çdo ditë.
POA kujdeset dhe është në kontakt permanent me një numër të madh kompanish dhe klientësh nga industria e tekstilit dhe e këpucëve.
Organizimi i POA merr parasysh pozicionin e kompanive të prodhimit dhe ne i qëndrojmë besnikë filozofisë sonë. Ne ofrojmë një shërbim të kualifikuar dhe këshilla direkt në vend.
Ekipi ynë i POA ofron këshilla kompetente e profesionale, falë kjo edhe shërbimit të përkushtuar dhe të besueshëm, të punonjësve tanë.
Ekipi yne i POA trajnohet dhe edukohet vazhdimisht nga furnitorët tanë kryesorë. Teknikët tanë të qepjes janë gjithmonë të përditësuar me teknologjinë e fundit. Ne kryejmë edhe shërbime servisi dhe garancie, si dhe riparime të makinerive në ofiçinën tonë. Ne ofrojmë gjithashtu edhe kurse trajnimi për të gjitha produktet tona kundrejt një tarife standarte.
Ne përpiqemi të ofrojmë produktet tona me raportin më të mirë çmim/performancë. Gama jonë e produkteve ofron zgjidhjen optimale për të gjithë, qoftë fillestar, të avancuar apo profesionist.
Why POA?
Because We work under the Slogan: “We will find a solution for everything”!
Because We process and develop this Slogan word for word!
Because our commitment is personal! That’s why!
Because the promise to our customer is Law!
Because our customers inside and outside the country know and appreciate this!
POA is a complete supplier of industrial sewing machines, industrial ironing systems, design systems & equipment, template & pattern making, industrial cutting systems, independent of the brand, but always oriented towards the best solution. Our range includes various industrial sewing machines, ironing systems and cutting machines and equipment from leading brands.
POA see themselves as a link between the customer and the manufacturer and offer the best price-performance ratio. At the same time, our specialists plan and develop innovative custom-made products for industrial applications, especially in the garment and footwear industries. Our clients are successfully using this knowledge, specializing in the largest companies in Europe.
As part of the Albania Textile Cluster – ATC Group, we share with you our traditional values of personal & collective commitment, reliability and flexibility. These are the values that drive and motivate us, but also from which you, our customers, benefit every day.
POA take care of and are in permanent contact with a large number of companies and clients from the textile and footwear industry.
With this arrangement, POA take into account the geographical position of the manufacturing companies and stay true to our philosophy. We offer a qualified service and advice directly on the spot.
Our POA team provides competent and professional advice, thanks to the dedicated and reliable service of our employees.
Our POA team is continuously trained and educated by our key suppliers. Our experienced sewing technicians are always up to date with the latest technology. Of course, we also perform service and warranty services, as well as repairs of industrial machines in our office. If required, we also offer training courses for all our products for a standard fee.
We as POA always strive to offer our products with the best price/performance ratio. Our product range offers the optimal solution for everyone, whether beginner, advanced or professional.
Disa këshilla praktike nga profesionistët, për profesionistët:
Këshilla për qepje:
• Përdorni gjithmonë fije cilësore, p.sh. nga Amann ose Gütermann.
• Përdorni gjilpëra të cilësisë së lartë, p.sh. Schmetz.
• Forma e majës së gjilpërës të përputhet me materialin që përpunohet.
• Përdorni Gjilpëra universale për pëlhura të holla deri të mesme, që nuk shtrihen.
• Përdorni Gjilpëra xhinse për xhinse dhe pëlhura të ngjashme.
• Përdorni Gjilpëra HS (gjilpëra trikotazhi) për pëlhura elastike (sepse shmang çarjen e copës kur qep)
• Përdorni Gjilpëra SUK për thurje tekstili të trashë.
• Përdorni Gjilpëra Micro-Tex për pëlhura të holla dhe delikate (mëndafshi, mikrofibër).
• Përdorni Gjilpëra LR me pikë prerjeje për lëkurë.
• Përdorni gjithmonë nën-bobina origjinale.
• Rregulloni gjatësinë e thurjes në trashësinë e pëlhurës.
Këshilla për hekurosje:
• Përdorni gjithmonë ujin e hekurosjes të rekomanduar nga prodhuesi.
• Asnjëherë mos e pastroni vetë impjantin tuaj të hekurosjes, bëjeni këtë me një profesionist.
• Për impjantin e hekurosjes, ju rekomandojmë të përdorni një pllakë Teflon për të shmangur shenjat dhe shkëlqimin.
• Funksionet e thithjes dhe të fryrjes së impjantit tuaj të hekurosjes, janë funksione të rëndësishme për arritjen e një rezultati të përsosur hekurosjeje, pasi heqin lagështinë nga materiali pas hekurosjes.
• Ngrohja e tavolinës së impjantit tuaj të hekurosjes, ka funksionin që në sipërfaqen e hekurosjes të mos mbetet asnjë mbetje uji ose lagështi.
Na telefononi, ne do t’ju këshillojmë!
Dëshirat dhe sugjerimet tuaja janë të rëndësishme për ne!
Na telefononi, na vizitoni në showroom-in tonë, me gamën e madhe të egzemplarëve që kemi në dispozicion, ose na lejoni t’ju këshillojmë në vend në kompaninë tuaj!
Mos ngurroni të na kontaktoni në çdo kohë e moment të përshtatshëm, që ju do t’a gjykoni të nevojshme e të arsyeshme!
Ju Mirepresim!
Ekipi i POA
Some practical advice from professionals, for professionals:
Tips for sewing:
- Always use quality thread, e.g., by Amann or Gütermann.
- Use high quality needles, e.g., Schmetz.
- The shape of the needle tip must match the material being processed.
- Use Universal Needles for thin to medium fabrics that don’t stretch.
- Use Denim Needles for jeans and similar fabrics.
- Use HS Needles (knitting needles) for stretch fabrics (because it avoids the piece tearing when sewing)
- Use SUK Needles for knitting coarse fabrics.
- Use Micro-Tex Needles for especially thin and delicate fabrics (silk, microfiber).
- Use LR Needles with cut points for skin.
- Always use original sub-coils.
- Adjust the stitch length to the thickness of the fabric.
Tips for ironing:
• Always use the ironing water recommended by the manufacturer.
• Never clean your ironing board yourself, have a professional do it.
• For the ironing board, we recommend you use a Teflon plate to avoid marks and shine.
• The suction and blowing functions of your ironing system are important
functions for achieving a perfect ironing result, as they remove moisture from the material after ironing.
• The heating of the table of your ironing plant has the function that no residue
of water or moisture remains on the surface of the ironing.
Call Us, we will advise You!
Your wants and suggestions are important to Us!
Call Us, visit Us in our Show-room, with the large range of exemplary we have available, or let’s Us advise You on site at Your Company!
Do not hesitate to contact Us at any convenient time and moment that You will consider necessary and reasonable!
Welcome!
POA Team